Ukraina dhe Rusia raportojnë qindra ushtarë të vrarë në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
9 Maj 2024, 16:44 | Bota

Ukraina dhe Rusia raportojnë qindra ushtarë të vrarë në

Ushtria ukrainase bën me dije se ka vrarë më shumë se 1300 ushtarë rusë gjatë luftimeve të zhvilluara në 24 orët e fundit.

Lajmi u dha nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në rrjetet sociale, teksa dhe rusët pretendojnë të njëjtën gjë, se kanë shkaktuar dëme të mëdha në radhët e ushtrisë vendase.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi deklaroi se gjatë luftimeve në Donetsk gjatë ditës së fundit janë vrarë më shumë se 840 ushtarë ukrainas, teksa shifrat ende nuk konfirmohen nga një burim i pavarur.

Në buletinin e përditshëm, ministria informon se ka rrëzuar dhe dy raketa amerikane Atacms që kishin objektiv bazat ushtarake të ushtrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos