Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë robërit e luftës

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 07:51 | Bota

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë robërit e luftës

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer 90 të burgosur lufte, mbrëmjen e së martës, në një nga akordet më të mëdha mes dy palëve në 5 muajt e fundit.

Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 shkëmbime të të burgosurve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mbi dy vjet më parë, ndërkohë që ky i fundit u ndërmjetësua nga Arabia Saudite.

“Sot, 90 qytetarë tjerë tanë janë kthyer në shtëpitë e tyre nga robërimi rus. Ne nuk i harrojmë të gjithë njerëzit tanë. Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e secilit prej tyre”, tha presidenti Zelensky, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në shkëmbimin e fundit, që ndodhi në fund të majit, Moska dhe Kievi liruan 75 të burgosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos