Ukraina nuk ndalet në Kursk, “rrëmben” një tjetër qytet strategjik rus

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 19:31 | Bota

Ukraina nuk ndalet në Kursk, “rrëmben” një

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes një deklarate për mediat, bëri me dije se ofensiva e trupave ukrainase brenda territorit rus vijon të ketë rezultate të jashtëzakonshme dhe shtoi se tashmë ushtria ka marrë dhe kontrollin e plotë të qytetit Sudzha.

Lajmi u mbështet dhe nga komandanti Oleksandr Syrsky i cili raportoi çlirimin e qytetit të Sudzha nga duart e ushtrisë ruse.

Sudzha është strategjikisht e rëndësishme për ofensivën e ushtrisë ukrainase në Kursk. Qyteti i vogël me rreth 5500 banorë është shtëpia e stacionit të fundit të transferimit të gazit rus që arrin në Evropë nëpërmjet Ukrainës.

Syrsky tha se ushtria kishte krijuar një administratë ushtarake në Kursk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos