Koreja e Veriut hap dyert e një qyteti për turistët

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 16:39 | Bota

Koreja e Veriut hap dyert e një qyteti për turistët

Koreja e Veriut do të rihapë dyert e një qyteti për t’u vizituar për turistët e huaj në dhjetor, pas gati pesë vitesh mbyllje të kufijve, për shkak të pandemisë Covid,

Të paktën dy operatorë turistikë, me bazë në Kinë, njoftuan se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon.

Koreja e Veriut u mbyll totalisht në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe filloi të zvogëlojë kufizimet e lëvizjes vetëm në mesin e vitit të kaluar.

Mbyllja e kufijve ndërpreu gjithashtu importet e mallrave thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore që u përkeqësuan nga sanksionet ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos