Ukraina sulmon qytetin rus, 14 të vdekur dhe 108 të plagosur! Moska: BE dhe Britania e Madhe janë përgjegjëse

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 17:28 | Bota
Ukraina sulmon qytetin rus, 14 të vdekur dhe 108 të plagosur! Moska:

Numri i të vdekurve në sulmet me raketa ukrainase në qytetin rus të Belgorod është rritur në të paktën 14. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Situatave Emergjente në Moskë, duke saktësuar se janë lënduar 108 persona.

Pas kësaj, nuk ka munguar edhe reagimi i Moskës. Rusia ka paralajmëruar se sulmi në qytetin e Belgorod "nuk do të mbetet i pandëshkuar".

"Përgjegjësia për sulmin terrorist në Belgorod bie mbi vendet e BE-së që vazhdojnë të furnizojnë me armë terroristët e Kievit që përdorin municione kundër civilëve dhe Britania e Madhe, e cila, në koordinim me Shtetet e Bashkuara, nxit regjimin e Kievit ndaj. Kundërofensiva ukrainase ka dështuar”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Nga ana tjetër, gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë Vasily Nebenzya tha se planet ushtarake të Kievit "kanë dështuar dhe për rrjedhojë regjimi ukrainas dhe mbrojtësit e tij perëndimorë do të përballen me lajmet më të këqija në të ardhmen e afërt".

Lufta në Ukrainë ka ardhur në ditën e 675. Sulmet janë intensifikuar nga të dyja palët e ndërsa fundi i saj duket i largët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos