Ukraina sulmon Rusinë me raketat ATACMS, Zelenski: 100 mijë trupa nga Korea, të ndalim Putinin

Nga Rosalba Bejdo
19 Nëntor 2024, 13:32 | Bota

Teksa shënohen 1000 ditë që kur Kremlini nisi luftën e paprovokuar kundër Ukrainës, Kievi ka goditur për herë të parë territorin rus me raketat balistike amerikane me rreze të gjatë ATACMS.

”Objektivi u godit me sukses”, tha një burim i forcave të mbrojtjes për mediat ukrainase, teksa sqaroi se sulmi u krye kundër një objektivi në rajonin e Briansk, shkruan A2.

Zhvillimi vjen vetëm një ditë pasi u mësua se Joe Biden i dhanë dritën jeshile Ukrainës për të sulmuar në thellësi të Rusisë me raketat amerikane.

Në një videolidhje për Parlamentin Evropian, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se nuk do të dorëzoheshin kurrë përballë agresionit rus. Ai paralajmëroi se numri i trupave koreano-veriore që luftojnë për Rusinë mund të arrijë në 100 mijë.

“Putin ka sjellë 11 mijë trupa koreano-veriore në kufijtë e Ukrainës. ky kontingjent mund të rritet në 100 mijë. Teksa disa liderë evropianë mendojnë për zgjedhje apo diçka tjetër në kurriz të Ukrainës, Putini është i fokusuar të fitojë këtë luftë. Ai nuk do të ndalet vetë. Sa më shumë kohë të ketë, aq më të këqija bëhen kushtet. Çdo ditë është momenti më i mirë për ta shtyrë Rusinë më fort. Dhe është e qartë, pa disa faktorë kyç, Rusisë do t'i mungojë motivimi i vërtetë për t'u përfshirë në negociata kuptimplota”, tha Zelensky.

Deklarata e Zelenskit me rastin e 1 mijë ditëve të luftës, vijë pasi një tjetër vale sulmesh me dronë gjatë natës në rajonin e Sumit, ku mbetën të vrarë 12 persona, përfshirë një fëmijë.

Po e njëjta zonë u godit edhe gjatë së dielës duke shkaktuar vdekjen e 89 personave. Autoritet thanë se këtë herë në shënjestër ishte vënë një konvikt pranë një shkolle lokale.

Sipas Zelenskit sulmi tregonte se Putin dëshiron që lufta të vazhdojë dhe se nuk është I interesuar për paqe. Në një prononcim në prag të takimit të këshillit për punët e jashtme dhe të mbrojtjes, shefi i NATO-s, Mark Rutte theksoi nevojën për më shumë ndihma financiare për Ukrainën.

“Është e nevojshme që Putin të mos triumfojë pasi në këtë rast do të kishim një rusi të inkurajuar në kufijtë tani, e cila do të kishte fituar në aspektin territorial dhe të kapaciteteve ushtarake. Jam totalisht i bindur se nuk do të ndalej këtu”, u shpreh Rutte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos