Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit sërish çmimin e naftës

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 18:34 | Bota

Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit sërish çmimin e

Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke kaluar mbi 117 dollarë për fuçi në tregun amerikan, me një shtim rreth 5%, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Rritja vjen në një moment kritik, vetëm pak orë para përfundimit të afatit të vendosur nga Donald Trump, i cili ka paralajmëruar se mund të godasë infrastrukturën civile të Iran nëse nuk rihapet Ngushtica e Hormuzit.

Kjo ngushticë përbën një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës, dhe çdo ndërprerje e saj ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare.

Konflikti, i cili ka nisur më 28 shkurt, ka shkaktuar luhatje të forta në ekonominë globale. Bllokimi efektiv i kësaj rruge detare nga Irani, së bashku me tensionet në rajon dhe sulmet ndaj vendeve të pasura me burime energjetike, kanë shtuar presionin mbi çmimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos