Mesha në mesnatën e të shtunës, në vigjilje të pashkëve katolike, zgjati për mbi 2 orë në Bazilikën e Shën Pjetrit, një nga shërbimet më të Gjata të liturgjisë katolike, pavarësisht shqetësimeve rreth shëndetit jo të mirë, të atit 87 vjeç.
Zëri i tij herë pas here nuk vinte mirë dhe ndihej vështirësia në të folur por ai lexoi mesazhet kryesore, buzëqeshi dhe në fund, mezi arriti të ulej. Gjatë fjalës së tij, Ati i Shenjtë, në këtë festë të rëndësishme, kujtoi mesazhin e ndihmës, thirrje që e pati për të gjithë botën, besimtarë apo jo, që të japin kontributin e tyre, për vendet në luftë.
Nga ballkoni i tij, në meshën masive këtë të dielë nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, Papa mbajti edhe mesazhin "Urbi et Orbi", për qytetin dhe botën, me bekime dhe mesazhe paqeje. (A2 Televizion)