Ushtria amerikane godet anijen e katërt me drogë në brigjet e Venezuelës

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 22:51 | Bota

Ushtria amerikane godet anijen e katërt me drogë në brigjet e

Ushtria amerikane ka goditur një tjetër anije që transportonte drogë nga trafikantë të dyshuar në brigjet e Venezuelës. Sipas njoftimit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth të vrarë kanë mbetur katër persona.

Katër narkoterroristë në bord u vranë në sulmin që u zhvillua në ujërat ndërkombëtare, pranë brigjeve të Venezuelës, ndërsa anija po transportonte sasi të mëdha droge të destinuara për në Shtetet e Bashkuara, për të helmuar popullin tonë”, shkroi Hegseth.

Ky është sulmi i katërt i tillë në javët e fundit nga marina amerikane.

Këto sulme do të vazhdojnë derisa të ndalen sulmet ndaj popullit amerikan”, shtoi Sekretari i Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos