Sulmuesi në sinagogën e Mançesterit nuk kishte armë, një nga viktimat vdiq prej plumbave të policisë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 20:15 | Bota

Sulmuesi në sinagogën e Mançesterit nuk kishte armë,

Një nga viktimat që mbeti i vrarë gjatë sulmit të terroristit me origjinë siriane jashtë një sinagoge në Mançester ditën e djeshme, u godit aksidentalisht nga të shtënat e policisë. Këtë e konfirmoi 24 orë pas ngjarjes që tronditi Britaninë e Madhe, shefi i policisë,  Sir Stephen Watson.

Shefi i policisë për rajonin e gjerë të Mançesterit pretendon se njëri nga dy personat e vrarë duket se "ka pësuar një lëndim që përputhet me një plagë me armë zjarri", pa deklaruar nëse ky ishte shkaku i vdekjes.

Një tjetër nga tre viktimat që ndodhet aktualisht në spital "pësoi gjithashtu një plagë me armë zjarri", por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të dy viktimat që u qëlluan besohet se ndodheshin afër njëri-tjetrit pas derës së sinagogës.

Ai gjithashtu vuri në dukje se sulmuesi 35-vjeçar, Jihad Al-Sami "nuk kishte në posedim armë zjarri". Prandaj, të shtënat u shkaktuan vetëm nga oficerët e policisë në vendngjarje, të cilët hapën zjarr ndërsa përpiqeshin ta pengonin atë të hynte në sinagogë.

Aktualisht besohet se i dyshuari, Jihad Al-Sami, nuk kishte në posedim armë zjarri dhe se të vetmet të shtëna u qëlluan nga oficerë të autorizuar të Policisë së Madhe të Mançesterit, të cilët po përpiqeshin ta pengonin autorin të hynte në sinagogë dhe të shkaktonte dëme të mëtejshme për komunitetin hebre. Prandaj, në varësi të ekzaminimit të mëtejshëm mjeko-ligjor, ky lëndim për fat të keq mund të jetë shkaktuar si një pasojë tragjike dhe e paparashikueshme e veprimeve urgjente të ndërmarra nga oficerët e mi për t'i dhënë fund këtij sulmi të egër. Gjithashtu, profesionistët mjekësorë na kanë njoftuar se një nga tre viktimat që ndodhet aktualisht në spital ka pësuar gjithashtu një plagë me armë zjarri, e cila për fat të mirë nuk është kërcënuese për jetën. Vlerësohet se të dy viktimat ishin afër njëri-tjetrit pas derës së sinagogës, ndërsa besimtarët vepruan me guxim për të parandaluar hyrjen e ndërhyrësit”, tha Watson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos