Ushtria kanadeze në alarm... nga patat!

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 13:14 | Bota

Ushtria kanadeze në alarm... nga patat!

Ministria e Mbrojtjes së Kanadasë (DND) ka lëshuar një paralajmërim të pazakontë për personelin e saj në Ottawa, duke i këshilluar të shmangin kontaktin me patat që kanë pushtuar zonën përreth ndërtesës qendrore të ministrisë.

Sipas gazetës Ottawa Citizen, në një e-mail të dërguar nga zëdhënësi Nick Drescher Brown, theksohet se patat nuk duhet t’u afrohesh, nuk duhet të preken dhe nuk duhet të ushqehen.

Udhëzimi vjen pas raportimeve për sjellje agresive nga ana e këtyre shpendëve. Në rast përballjeje me patat agresive, personelit i kërkohet të mos panikohet, por të tërhiqet ngadalë.

Ministria thekson se nuk dihet saktësisht sa pata ndodhen në zonë, por kujton se ato janë të mbrojtura me ligj dhe nuk mund të largohen nga foleja pasi vendosen.

Disa punonjës e kanë përshkruar situatën në seli si shqetësuese. Ndërkohë, ekspertët vërejnë se patat mund të bëhen agresivë edhe në qytete, duke shkaktuar lëndime nga rëniet gjatë tentativave për të ikur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos