VIDEO| Restoranti shkrumbohet nga flakët, 22 të vdekur në Kinë

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 11:42 | Bota

VIDEO

Në provincën Liaoning të Kinës veriore, një restorant u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve.

Sipas televizionit shtetëror CCTV, ngjarja ka tronditur vendin dhe autoritetet kanë nisur hetime për të zbardhur shkakun e zjarrit, i cili ende nuk është bërë i ditur.

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka urdhëruar që ekipet mjekësore të vihen në dispozicion për trajtimin e të plagosurve.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos