Zëvendës Presidenti i SHBA-ve, J.D Vance, ka qenë sot në një vizitë në Groenlandë, ku zhvilloi takime në bazën ajrore amerikane që ndodhet atje.
Sipas mediave të huaja, Vance është pyetur për deklaratat e Presidentit Donald Trump se SHBA mund të përdorë forcën ushtarake për të marrë kontrollin e Groenlandës nëse është e nevojshme.
Vance në përgjigjen e tij, me sa duket donte të minimizonte potencialin për një zhvillim të tillë por, nuk pranon ta përjashtojë atë.
“Presidenti ka thënë qartë se nuk mendon se forca ushtarake do të jetë e nevojshme, por ai beson absolutisht se Groenlanda është një pjesë e rëndësishme e sigurisë, jo vetëm e Shteteve të Bashkuara, por edhe e botës dhe natyrisht, edhe e popullit të Gronlandës”, thotë ai, shkruan A2 CNN.
I pyetur nëse janë hartuar plane për të përdorur forcën ushtarake për të marrë nën kontroll Groenlandën, ai tregon se Shtëpia e Bardhë ka planifikuar të presë që njerëzit e territorit të votojnë për vetëvendosje përpara se të veprojë.
"Epo, ajo që ka thënë Presidenti është se ne duhet të kemi një pozicion më shumë në Groenlandë," thotë ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)