Trump: Evropa duhet ta kuptojë interesin e SHBA për Groenlandën

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 19:45 | Bota

Trump: Evropa duhet ta kuptojë interesin e SHBA për Groenlandën

Presidenti Donald Trump, i cili vazhdimisht ka thënë se dëshiron që SHBA të pushtojë Groenlandën, sapo ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje.

Sipas mediave të huaja, mësohet se Trump u pyet për udhëtimin e JD Vance në territorin e Arktikut.

Trump thotë se Grenlanda është "shumë e rëndësishme për paqen në botë", shkruan A2 CNN. Dhe ai më pas e vijon këtë bashkëbisedim duke thënë:

"Unë mendoj se Bashkimi Evropian e kupton atë dhe nëse ata nuk e kuptojnë, ne do të duhet ta shpjegojmë atë", tha Trump më tej.

“Duhet të kemi Grenlandën. Nuk bëhet fjalë për 'a mendon se mund të bëjmë pa të'. Nuk mundemi”, tha Presidenti Trump.

Kujtojmë se Vance në Groenlandë zhvilloi një vizitë në bazën hapësinore të SHBA-ve të vendosur në këtë territor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos