
Qindra vajtues u mblodhën në Bregun Perëndimor të pushtuar të premten për të varrosur Youssef Sameh Abdul Raouf Ishtayeh, një fëmijë i vrarë nga Izraeli.
Procesioni mortor u nis nga Spitali i Specializuar i Nablusit drejt vendlindjes së tij, në Tell, ku u mbajtën lutjet përpara se ai të prehej në varr.
Ai ishte plagosur një ditë më parë, kur forcat izraelite hynë në lagjen Rafidia në Nablus dhe hapën zjarr me municion të vërtetë në zonën Beit Wazan gjatë tërheqjes. Ai u dërgua në spital, ku mjekët më vonë e shpallën të vdekur si pasojë e një plage të rëndë në shpatull.
Ndërkohë, mësuesi Ahmad Atallah ndau testin e anglishtes të djalit, të dhënë pak para se ai të vritej.
Në një postim në Instagram, mësuesi shkroi, në vend që ta vlerësonte: “Mëshira e Zotit qoftë mbi ty… Ti ke arritur ‘gradën më të lartë’ mes dëshmorëve dhe të drejtëve, në dashtë Zoti.”
Ai shtoi: “Dëshmori ynë i gjallë… në kopshtet e përjetësisë.” (A2 Televizion)