Vatikani do të bekojë martesat e të njëjtit seks, por me një kusht

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 18:37 | Bota

Vatikani do të bekojë martesat e të njëjtit seks, por me

Vatikani, në një vendim historik, të miratuar nga Papa Françesku bëri me dije ndryshimin rrënjësor se priftërinjtë katolikë romakë mund të bekojnë çiftet e të njëjtit seks për sa kohë që ata nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta të Kishës.

Një dokument nga zyra doktrinore e Vatikanit njofton se bekime të tilla nuk do të legjitimonin situata të parregullta, por do të ishin një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë.

Dokumenti thotë se priftërinjtë duhet të vendosin rast pas rasti dhe nuk duhet të parandalojnë ose ndalojnë afërsinë e Kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund të kërkojnë ndihmën e Zotit nëpërmjet një bekimi të thjeshtë.

Kisha mëson se tërheqja ndaj të njëjtit seks nuk është mëkatare, por aktet homoseksuale janë. Që nga zgjedhja e tij në 2013, Françesku është përpjekur ta bëjë Kishën prej 1.3 miliardë anëtarësh më mikpritëse për njerëzit LGBT pa ndryshuar doktrinën morale mbi aktivitetin e të njëjtit seks. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos