Roma po përgatitet të përjetojë një nga momentet më solemne dhe delikate në jetën e Kishës : zgjedhjen e Papës së ri . Në kryeqytet, midis shumë zërave që ngrihen, ato të komuniteteve katolike më konservatore dalin me forcë, duke shpresuar për një ndryshim drejtimi në lidhje me papatin e Papa Françeskut.
Gjatë konklavës që nis më 7 maj në orën 15:00 për zgjedhjen e Papës së ri, Vatikani do të çaktivizojë sinjalin celular për të ruajtur fshehtësinë e votimit. Sinjali do të rikthehet sapo të shpallet emri i papës së ri.
Masat e marra synojnë të garantojnë një proces të pandikuar dhe të sigurt, në përputhje me traditën dhe rregullat e Selisë së Shenjtë. Pjesëmarrësit në votim, 133 kardinalë nga e gjithë bota, do të lënë jashtë çdo pajisje teknologjike.
133 kardinalët që do të votojnë, të gjithë ata nën 80 vjeç, përveç dyve që mungojnë për arsye shëndetësore, do të mblidhen më 7 maj pasdite nën Kapelën Sistine të Vatikanit.
Ata janë betuar për sekret, duke rrezikuar përjashtimin nëse zbulojnë se çfarë ndodh, njësoj si stafi i tyre mbështetës, nga mjekët te operatorët e ashensorëve, mensat dhe stafi i pastrimit, të cilët bënë betimin më 5 maj.
Kisha Katolike Romake, një institucion 2,000-vjeçar me ndikim të madh global, po lufton për t'u përshtatur me botën moderne dhe për të rikuperuar reputacionin e saj pas skandalit të abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë. (A2 Televizion)