
Tronditje në Brazil nga vdekja e influencueses së njohur Bárbara Jankavski, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale me nofkën “Boneca Desumana”, që do të thotë “Kukulla Njerëzore”.
31-vjeçarja, e njohur edhe si “vajza Barbie”, u gjet e vdekur më 2 nëntor, në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Sipas raportimeve të CNN Brasil, Jankavski kishte kaluar natën e fundit të jetës së saj me avokatin 51-vjeçar Renato Campos Pinto de Vitto, në një apartament.
Ai ka dëshmuar para policisë se e kishte ftuar influenceren për “shërbime seksuale” dhe ka pranuar se gjatë mbrëmjes kishin përdorur drogë. Sipas dëshmisë së tij, kur ai kuptoi se Jankavski nuk po jepte shenja jete, menjëherë thirri shërbimet e urgjencës dhe u përpoq ta ringjallte për rreth nëntë minuta. Megjithatë, mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan vdekjen e saj.
Policia e São Paulo njoftoi se trupi i 31-vjeçares u gjet vetëm me të brendshme, me një plagë të dukshme në syrin e majtë dhe disa shenja në shpinë. Një mik i saj ka thënë për mediat lokale se dëmtimi në fytyrë ishte shkaktuar më parë nga një rënie aksidentale.
Autoritetet kanë urdhëruar autopsinë dhe testet toksikologjike, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa rasti po hetohet si “i dyshimtë”.
Jankavski kishte mbi 55 mijë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 340 mijë në TikTok, ku shpesh ndante momente nga jeta e saj dhe procedurat kozmetike që kishte kryer, mes tyre edhe një lifting fytyre në qershorin e kaluar. Ajo ishte bërë e njohur për transformimin e saj ekstrem, pasi kishte kryer gjithsej 27 operacione plastike për t’u dukur si kukulla Barbie. (A2 Televizion)
