“Vdiqa për kafe”, Netanyahu reagon pas spekulimeve se ishte vrarë

Nga Rosalba Bejdo
15 Mars 2026, 19:12 | Bota

“Vdiqa për kafe”, Netanyahu reagon pas spekulimeve se ishte

Spekulimeve në rrjetet sociale se mund të ishte vrarë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj pasditen e së dielës, duke postuar një video të shkurtër të vetes teksa pinte kafe dhe bisedonte me një bashkëpunëtor të tij.  

“Po vdes për kafe”, tha ai në mënyrë sarkastike, teksa shfaqej me një filxhan në dorë, në një lokal në periferi të Jerusalemit.

Ai iu referua gjithashtu imazheve të bëra virale në rrjet, të cilat e shfaqin me 6 gishta dore.  

Netanyahu tregoi pëllëmbën nga kamera dhe tha: “A doni të numëroni gishtat?”.

Zërat se Netanyahu kishte vdekur ose ishte plagosur u nxitën të dielën nga televizioni shtetëror iranian dhe u përhapën me shpejtësi në mediat sociale. 

Më herët, Garda Revolucionare Iraniane e paralajmëroi kryeministrin Netanyahu se do ta ndjekin dhe do ta vrasin nëse ai është ende gjallë.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane Fars, Pasdaranët deklarojnë se pasiguria mbi fatin e Netanyahut dhe mundësia që ai të vritet ose të largohet nga territoret e pushtuara tregon, sipas tyre, krizën dhe paqëndrueshmërinë e Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos