Vendimi i gjykatës hyn në fuqi, nisen sot në mbrëmje 7 emigrantët nga Shqipëria për në Itali

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 20:01 | Bota

Vendimi i gjykatës hyn në fuqi, nisen sot në mbrëmje 7

Ka hyrë menjëherë në fuqi vendimi i gjyqtarëve të Romës për 7 emigrantët që prej të premtes së kaluar ndodhen në qendër të Gjadrit në Shqipëri.

Mediat italiane bëjnë të ditur se azilkërkuesit do të dërgohen në mbrëmje në anijen e Rojës Bregdetare Visalli në Brindisi, ku do të arrijnë gjatë natës, pas disa orësh udhëtim.

Të 7-të emigrantët do të transferohen më pas në një qendër për azilkërkuesit në zonën e Pulias për t'iu nënshtruar procesit të zakonshëm të ekzaminimit të aplikimit.

Gjithashtu mësohet se logjistika e transferimit ishte organizuar paraprakisht. në mënyrë adekuate. Një shenjë kjo se kthimi i emigrantëve ishte i pritshëm nga autoritetet italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos