VIDEO| Publikohen momentet e rrëzimit të avionit me 67 persona në bord

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 10:04 | Bota

VIDEO

Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Kazakistan, me 67 persona në bord, njoftojnë autoritetet lokale. Në rrjetet sociale janë publikuar momentet e rrëzimit të avionit të kompanisë Azerbaijani Airlines.

Avioni duket teksa humbet lartësi me shpejtësi të madhe dhe më pas bie në një fushë në qytetin Aktau. Numri i viktimave është ende i paqartë.

Në bord të avionit Embraer 190 ndodheshin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrisë së transportit. Avioni i Azerbaijan Airlines, fluturimi J2-8243, ishte nisur nga Baku i Azerbajxhanit dhe kishte si destinacion Groznyn në Rusi. Sipas raporteve, avioni ishte devijuar për shkak të mjegullës.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos