Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, tre viktima dhe dhjetëra të plagosur

Nga A2 CNN
19 Prill 2024, 08:24 | Bota

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, tre viktima dhe dhjetëra

Të paktën tre persona mbeten të vrarë dhe njëzet të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse në provincën Dnipropetrovsk, në jug të Ukrainës.

“Një ndërtesë pesëkatëshe u përfshi nga flakët në Dnipro. Është pjesërisht e shkatërruar. Mund të ketë njerëz në rrënoja”, tha guvernatori rajonal Serhii Lysak në Telegram.

Nga ana tjetër në Rusi, Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit, njoftoi se 25 objektiva ajrore u rrëzuan, ndërsa po shkonin për në qytetin me të njëjtin emër, pranë kufirit me Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos