Vrau profesorin e teknologjisë, gjendet i vdekur i dyshuari për të shtënat në Universitetin Brown në SHBA

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2025, 06:56 | Bota

Vrau profesorin e teknologjisë, gjendet i vdekur i dyshuari për

I dyshuari për të shtënat masive në Universitetin Brown u gjet i vdekur të enjten në mbrëmje, pasi është vetëvrarë. Claudio Valente, një ish-student 48-vjeçar i Universitetit Broën dhe shtetas portugez, u gjet në një depo në Salem, New Hampshire.

Oficerët e zbatimit të ligjit u panë duke patrulluar një zonë të Salem, New Hampshire, disa orë më parë, ku gjetën një makinë të braktisur me një targë që besohet të jetë e lidhur me të dyshuarin.

Në një deklaratë me betim, hetuesit thanë se vëzhgimet e një kujdestari të kampusit dhe një postim anonim në Reddit ndihmuan në ngushtimin e kërkimit për të dyshuarin.

Hetuesit ende nuk kanë një ide të qartë se çfarë e motivoi të shtënat në Universitetin Brown, tha të enjten Shefi i Policisë së Providence, Oscar L. Perez Jr.

“Nuk kemi ndonjë motiv. Siç e dini, kjo u zhvillua jashtëzakonisht shpejt. Në këtë pikë, do ta shqyrtojmë më tej, duke punuar shumë ngushtë me partnerët tanë, partnerët tanë federalë, për të mësuar më shumë. Por mund t'ju them se qyteti është i lehtësuar”, i tha Perez gazetarit Brian Todd të CNN.

Valente ishte gjithashtu përgjegjës për vrasjen e profesori të MIT disa ditë pas sulmit në Universitetin Broën, thanë prokurorët. Ai ndoqi të njëjtin program akademik si profesori në Portugali, midis viteve 1995 dhe 2000.

SHBA-ja do të pezullojë programin e lotarisë së vizave për diversitetin, tha Sekretarja Kristi Noem, duke shtuar se Valente hyri në vend nëpërmjet programit në vitin 2017 dhe iu dha një kartë jeshile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos