Dopieta e Asllanit shpëton Shqipërinë, mposht me vuajtje San Marinon

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 22:41 | Futboll

Dopieta e Asllanit shpëton Shqipërinë, mposht me vuajtje San

Dopieta e Kristjan Asllanit i dha fitoren 2-1 Shqipërisë përballë San Marinos në “Air Albania”, një ndeshje që nuk rezultoi aspak e lehtë për të besuarit e Maran.

Atmosfera në “Air Albania” u ndez që në minutën e 11-të të takimit, ku Asllani tundi rrjetën me një goditje të bukur nga distanca. Në shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë San Marino gjeti forcat për të barazuar rezultatin, ku Lazarin gjeti rrugën e rrjetës në minutën 65’. Në fund të sfidës, ishte Asllani që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shmangur turpërimin e kuqezinjve.

Përballjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë do të jenë vendimtare për fatin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos