Vriten teksa merrnin pensionin, 20 viktima në Ukrainën lindore, Zelenski: Boll heshtët!

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 16:36 | Bota

Vriten teksa merrnin pensionin, 20 viktima në Ukrainën lindore,

Një sulm ajror i Rusisë vrau më shumë se 20 civilë të cilët po merrnin pensionet në një fshat në Ukrainën lindore.

Teksa njoftoi sulmin, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u bëri thirrje aleatëve të shtojnë presionin ndaj Moskës, forcat e së cilët vijojnë ofensivën e egër në rajonin lindor të Donjetsk.

Sipas Zelenskit bombardimet barbare, siç i quajti, kishin shënjestruar fshatin e Jarovës, disa kilometra pas frontit të luftës. 

“Sulmi goditi qytetarët, civilët e thjeshtë. Pikërisht në momentin kur po shpërndaheshin pensionet”, shkroi ai në platformën X.

Presidenti publikoi gjithashtu një video që shfaq trupat e shtrirë përdhe.

Siç raportohet 21 persona të tjerë kishin mbetur të plagosur. Ai I kërkoi botës të mos heshtë, dhe e vuri theksin tek nevoja e një përgjigje të vendosur nga SHBA dhe BE.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos