Vuçiç i rrëfehet Donald Trump JR, i hapur për marrëveshje me Kosovën, por jo e njëanshme

Nga Rosalba Bejdo
14 Mars 2025, 20:51 | Bota

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pretendon se është i hapur për të arritur një marrëveshje me Kosovën, por sipas tij, “ajo duhet të jetë një zgjidhje kompromisi dhe jo e njëanshme”. Në një intervistë me Donald Trump Jr në platformën  “Rumble”, Vuçiç nuk foli për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur në vitin 2023, por tha se Serbia është në presion të madh për çështjen e dialogut.

“Ndryshe nga ‘ata’ nga Prishtina, unë nuk do t’i kritikoj dhe nuk do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë diçka të keqe për ta. Dua të them se ne ende jemi nën një presion të madh për këtë çështje. Të gjithë, apo shumë njerëz, duan të dëmtojnë integritetin tonë territorial, kushtetutën dhe gjithçka tjetër. Por e vërteta është se ne gjithmonë kemi qenë të hapur për të arritur një konsensus ose një marrëveshje midis nesh dhe Prishtinës. Por kjo duhet të ishte ose duhet të jetë një zgjidhje kompromisi. Nuk mund të jetë e njëanshme”, tha Vuçiç.

Duke folur për protestat që kanë përfshirë vendin, Vuçiç tha se ato ishin të lidhura me agjenci te majta në ShBA.

Në intervistën e tij, djali i madh i presidentit Trump, i cili vizitoi Beogradin pak ditë më parë, e përshkroi Serbinë si një vend që po përqafon tregun e lirë, që mbështet zgjedhjen e Donald Trump në SHBA dhe vlerat e lëvizjes së Trumpit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos