Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Rusinë për kryerjen e sulmeve "demonstrative dhe cinike" përpara bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë sot.
“Të gjithë kërkojnë paqe dinjitoze dhe siguri të vërtetë dhe pikërisht në këtë moment, rusët po sulmojnë Kharkivin, Zaporizhzhian, rajonin e Sumyt dhe Odesën, duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe infrastrukturën tonë civile”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
"Rusët po vrasin qëllimisht njerëz, veçanërisht fëmijë", vijoi më tej Zelensky, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti Zelensky, sëbashku me disa liderë europianë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.
Ky takim vjen pas takimit të zhvilluar në Alaska mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë. (A2 Televizion)