Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përsëriti qëndrimin se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për ndërprerjen e luftës me Rusinë nëse kjo e fundit nuk tërheq plotësisht trupat e saj nga territori ukrainas.
Gjatë një interviste të dhënë për mediat ndërkombëtare, Zelensky pranoi se ishte i shqetësuar për rënien progresive të vëmendjes ndërkombëtare ndaj konfliktit në Ukrainë, edhe për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.
"Do të ketë paqe dhe siguri në të ardhmen vetëm nëse trupat ruse nuk janë në territorin tonë," tha presidenti ukrainas, duke shtuar se përndryshe një ndalim i luftimeve do të ishte vetëm një konflikt "i ngrirë" dhe do t'i jepte Moskës kohë për t'u riorganizuar. (A2 Televizion)