“Zemra ime është me ju. Qëndroni të bashkuar”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur  

Nga A2 CNN
10 Gusht 2026, 22:23 | Bota

“Zemra ime është me ju. Qëndroni të bashkuar”,

Në një postim emocional në rrjetet sociale ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë perëndimore.

Këngëtarja shprehu gjithashtu ngushëllime për familjet që përballen me momente ankthi pas tërmetit me magnitudë 7.4 që deri më tani u ka marrë jetën 111 personave dhe ka lënë të plagosur 87 të tjerë

Ajo u bëri thirrje bashkombësve të saj të qëndrojnë të bashkuar, sikurse e kanë zakon në kohë të vështira.

Kolumbia ime e dashur, zemra ime është me të gjithë ata që e ndjenë këtë tërmet sot dhe me familjet që po kalojnë këtë kohë të vështirë. Në momente si këto, kolumbianët dinë të bashkohen dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Gjithë forcën dhe dashurinë time për vendin tim. Le ta përqafojmë fort njëri-tjetrin dhe të qëndrojmë në kontakt për udhëzime në mënyrë që të ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos