Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet Tiranës: Nuk e di çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë!

Nga A2 CNN
10 Gusht 2026, 22:47 | Politikë

Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë,

Kërcënimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të lënë pa ujë Kosovën, duke i ndryshuar rrjedhën lumit Ibër, solli reagime të forta nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Vuçiç ka komentuar sot deklaratat e fundit në një intervistë për mediat vendase, ku vuri në dukje se bëhet fjalë për “një çështje e brendshme e Serbisë”. “Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, shprehet ndër të tjera Presidenti serb.

Më herët, në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, i kërkoi Beogradit që të mos e përdorë ujin si armë politike, duke u shprehur: “Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”.

Reagime pati edhe nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, i cili tha se Ibri nuk rrjedh nëpër Shqipëri dhe se Tirana zyrtare nuk ka asnjë bazë territorial apo hidrologjike për të përcaktyar mënyrën se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos