Lejuan ndërtimin pa leje në Himarë, Tavo shkrin strukturën e IMT, Hita pezullon Komisariatin e Policisë

Nga Indrit Maraku
10 Gusht 2026, 23:25 | Politikë

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka shkrirë strukturën vendore të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në këtë bashki.

Ky është rasti i dytë që kryebashkiaku Tavo shkrin strukturën e IMT-së në Himarë. Një vendim i ngjashëm ishte marrë në qershor 2025, për të njëjtat arsye.

Në një prononcim për mediat, Tavo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm, ndërsa ka bërë të ditur se do t’i kërkojë Inspektoratit Kombëtar që të marrë në juridiksionin e vet edhe IMT-në e Himarës.

Kryebashkiaku ka kërkuar nisjen e një hetimi nga Prokuroria për të gjithë personat përgjegjës. Për të njëjtën situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pezulloi nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo të Himarës.

Ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor, pasi u konstatua se në vendin e quajtur “Sugë”, në Qeparo, një shtetas me iniciale L. B., banues në Laç, kishte ndërtuar një objekt me një kat nën tokë dhe katër kate mbi tokë, pa lejen e organeve kompetente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos