Harta e luftës në Lindjen e Mesme po zgjerohet sërish. Huthit në Jemen pretendojnë se kanë sulmuar dy anijeve saudite me naftë në Detin e Kuq, shkruan A2 CNN. Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të shkatërrojë centralin bërthamor dhe një urë të rëndësishme në Iran, nëse militantët Huthi bllokojnë Detin e kuq.
CNN ka publikuar imazhe satelitore ku dallohen re tymi në zonën e njohur si gjiri Bab El Mandeb. Ky ishte veprimi i parë nga militantët Huthi, që mbështeten nga Irani, që prej vendosjes së embargos detare kundër Arabisë Saudite. Autoritetet në Riad kanë reaguar duke e përshkruar sulmin, “një shkelje të ligjit ndërkombëtar”.
Zona ku kanë ndodhur sulmet në Detin e Kuq konsiderohet një tjetër pikë strategjike për tregtinë globale dhe mund të ndikojë në rritjen e çmimit, veçanërisht të karburantit. (A2 Televizion)