Çfarë po mendon qeni im? Koreano-jugorët i drejtohen letrave tarot për të zbuluar sekretin

Nga Xhevahir Qardaku
23 Korrik 2026, 15:04 | Lifestyle

Çfarë po mendon qeni im? Koreano-jugorët i drejtohen letrave

Një trend i pazakontë po fiton popullaritet në Korenë e Jugut, ku pronarët e kafshëve shtëpiake po përdorin leximin e kartave tarot për të kuptuar më mirë emocionet e tyre.

Në një sallon fallxhore në lagjen Gangnam të Seulit, qentë zgjedhin kartat me anë të nuhatjes ose prekjes, ndërsa fallxhorja interpreton mesazhet që ato përcjellin. Interesi për këtë shërbim është rritur paralelisht me shtimin e numrit të familjeve që mbajnë kafshë shtëpiake, të cilat gjithnjë e më shumë konsiderohen si pjesë e familjes.

Pronarët thonë se seancat i ndihmojnë të kuptojnë më mirë sjelljen dhe nevojat emocionale të kafshëve të tyre, veçanërisht atyre që kanë kaluar trauma. Çdo seancë kushton rreth 14 dollarë dhe kërkesa për këtë shërbim vazhdon të jetë në rritje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos