
Janë publikuar fotot që tregojnë momentin e një sulmi izraelit, që kishte në shënjestër kompleksin bërthamor në Khondab të Iranit, pranë qytetit të Arakut.
Imazhet, të verifikuara nga BBC Verify, tregojnë një zjarr dhe një shtëllungë tymi që ngrihet pranë reaktorit brenda objektit.
Ndërsa është e vështirë të përcaktohet saktësisht objektivi i sulmit, duket se janë goditur ndërtesa pranë reaktorit.
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit ka konfirmuar se objekti bërthamor në Arak është goditur dy herë sot, duke shtuar se nuk janë raportuar viktima apo dëme serioze.
Izraeli kishte në shënjestër të njëjtin kompleks edhe vitin e kaluar gjatë luftës 12-ditore. (A2 Televizion)