Gati 30,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Kaliforninë Veriore pasi një zjarr i madh ka përfshirë rajonin e goditur nga një valë e madhe e të nxehtit në bregun perëndimor të SHBA-së .
Festivali vjetor i fishekzjarrëve me rastin e 4 korrikut u anulua dhe u shpall një gjendje e jashtëzakonshme pasi zjarri shkatërroi më shumë se 3,500 hektarë tokë pranë qytetit të Oroville, rreth një orë larg kryeqytetit Sacramento.
Rreth 1,500 punonjës të urgjencës janë përfshirë në operacionin për shuarjen e flakëve, ndërsa katër zjarrfikës dhe po aq civilë kanë mbetur të plagosur nga zjarri.
Fotot nga zona e prekur tregojnë shtëpi, automjete dhe pyje të përfshirë nga flakët.
Oroville, shtëpia e 20,000 njerëzve, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën mbrëma pasi zjarri shkatërroi disa shtëpi, ndërsa alarmi i kuq vijon të mbetet në fuqi për shkak të kushteve kritike të motit.
Shërbimi Kombëtar i Motit lajmëroi se temperaturat në Sacramento do të arrijnë midis 40.5 dhe 46.1 gradë Celcius duke mbetur të larta gjatë gjithë javës. (A2 Televizion)