Zjarret pushtojnë Kaliforninë, digjen hektarë të tëra me pyje e shkurre

Nga A2 CNN
3 Qershor 2024, 17:28 | Bota

Zjarret pushtojnë Kaliforninë, digjen hektarë të tëra

Ndonëse ende nuk jemi në kulmin e verës, zjarret janë rikthyer furishëm në Kaliforni, duke detyruar autoritetet të rrisin gatishmërinë, për një sezon të vështirë.

Të paktën 14 mijë hektarë janë djegur shumë pranë San Franciscos si pasojë e zjarreve që pushtuan zonën gjatë fundjavës.

Dhjetëra punëtorë u angazhuan për fikjen e flakëve, teksa 2 prej tyre mbetën të lënduar rëndë. Në ndihmë kanë shkuar helikopterë e avionë, teksa situatë nuk është ende në kontroll.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa qindra banorë kanë braktisur shtëpitë për motive sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos