Zyrtari i lartë i Kubës: Ushtria jonë, e përgatitur për çdo agresion të SHBA-ve

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 15:30 | Bota

Zyrtari i lartë i Kubës: Ushtria jonë, e përgatitur për

Zëvendësministri i Jashtëm kuban lëshoi ​​një paralajmërim të prerë për Uashingtonin të dielën, se ushtria e vendit ishullor është “e përgatitur” për çdo agresion të mundshëm të SHBA-ve, ndërsa administrata Trump nuk e ka fshehur synimin për ndryshim të regjimit në Havana.

Duke folur për NBC në një intervistë të tensionuar, Carlos Fernández de Cossío tha se nuk e kupton pse SHBA-të do ta sulmonin ishullin, por shtoi se “ushtria jonë është gjithmonë e përgatitur. Dhe në fakt po përgatitet këto ditë për mundësinë e një agresioni ushtarak”.

Vendi ynë historikisht ka qenë i gatshëm të mobilizohet, si një komb i tërë, përballë agresionit ushtarak,” tha Cossío . “Ne gjithmonë e shohim një gjë të tillë larg nesh, nuk besojmë se është diçka me shumë gjasa. Por do të ishim naivë nëse nuk përgatitemi”, shtoi ai.

Zyrtari i lartë i Kubës: Ushtria jonë, e përgatitur për

Paralajmërimi i Cossíos erdhi disa ditë pasi Presidenti Donald Trump foli për “marrjen” e Kubës.

Unë besoj se do të kem nderin për të marrë Kubën. Do të ishte një nder i madh,” u tha Trump gazetarëve. “Dua të them, qoftë ta çliroj, qoftë ta marr. Mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të, nëse doni të dini të vërtetën.”

Presidentët amerikanë kanë shpresuar të shohin një qeveri të re në Kubë që kur Fidel Castro mori pushtetin në vitin 1959. Megjithatë, Cossío tha të dielën se ndryshimi i regjimit është “absolutisht” jashtë diskutimit.

Kuba është një vend sovran dhe ka të drejtë të jetë sovrane dhe të vetëvendosë”, tha ai.  “Kuba nuk do të pranonte të bëhej një shtet vasal apo një shtet i varur nga ndonjë vend tjetër apo ndonjë superfuqi tjetër”, shtoi ai.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos