Referendumi në Itali, Meloni përballë testit të zgjedhjeve të ardhshme

Nga Erjon Dervishi
22 Mars 2026, 10:33 | Bota

Italianët i janë drejtuar kutive të votimit në një referendum për të konfirmuar reformën e debatueshme në drejtësi, të propozuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, një test i rëndësishëm për koalicionin e saj të djathtë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Votuesit duhet të vendosin nëse do të mbështesin ndryshimet kushtetuese që synojnë ndarjen e karrierës së gjyqtarëve nga ajo e prokurorëve publikë, një çështje që prej kohësh ka nxitur përplasje në politikën e brendshme si edhe ndarjen e organit vetëqeverisës të sistemit gjyqësor në dy struktura të veçanta.

Sipas analistëve, një fitore e “po”-së do t’i japë Melonit një shtysë të fortë politike, në një moment kur ajo po përballet me pasojat e luftës në Iran dhe një ekonomi në stanjacion, në prag të përfundimit të mandatit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos