Një 29 vjeçar nga Gjilani i Kosovës humbi jetën mbrëmjen e kaluar pasi u godit fatalisht me thikë pas një sherri nga një person tjetër.
I riu nga fshati Dobërçan u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.
Pas verifikimeve mjekët konstatuan se 29 vjeçari ishte qëlluar të paktën 7 herë me thikë.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash mundi të verë në pranga autorin e dyshuar të këtij krimi, teksa është duke e marrë në pyetje për shkaqet e përplasjes. (A2 Televizion)