Kosovë, 14 makina përfshihen në aksident

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 14:03 | Kronikë

14 makina janë përfshirë në një aksident në Fushë-Kosovë mëngjesin e të hënës. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në orën 06:50 të mëngjesit në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht në Mazgit-Bresje të Fushë Kosovës.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, tha për KosovaPress se rruga është bllokuar përkohësisht për qarkullim, teksa shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhir, ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, njoftoi Hoxha.

“Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, shtoi ai.

Hoxha gjithashtu u bëri apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar në kohë me ngrica dhe mjegull. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos