Kanë kaluar 14 vite nga dita kur Kosova mori dhe vulën përfundimtare për pavarësinë e saj. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, një organ i Kombeve të Bashkuara, konfirmoi me një vendim se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte konform ligjeve dhe së drejtës ndërkombëtare.
14 vite më pas, profesor doktor Mazllum Baraliu, njohësi i së Drejtës Kushtetuese dhe i çështjeve juridike, vlerëson se Kosova duhej ta kishte përdorur shumë herë më mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të zënë një vend më të mirë në komunitetin global dhe për të fituar njohje të reja.
Në një intervistë për gazetarin e A2 CNN, Tomorr Avdia, profesori thotë se pranimi i asteriskut, për t’ju referuar Kosovës, ishte një gabim shumë i madh.
Gjithashtu ai konfirmon se shumë vende të Bashkimit Europian e kanë diskriminuar Kosovën në fillimet e dialogut me Serbinë. Këshilla e zotit Baraliu është që pavarësia e fituar me aq mund të mos vihet asnjëherë në diskutim në asnjë organizatë, por vetëm të flitet për raporte. (A2 Televizion)