A është vrarë Faton Hajrizi? Albulena Haxhiu: Nuk e dimë ku ka ndodhur ekzekutimi

Nga Erjon Dervishi
20 Korrik 2024, 14:10 | Aktualitet

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi vendor dhe ndërkombëtar për nxitjen dhe organizimin e arratisjeve të të burgosurve nga burgjet e Kosovës për në territorin e Serbisë.

Sipas saj, shteti i Serbisë po inkurajon dhe organizon arratisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës, në këmbim të një “ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës”.

Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Reagimi i saj ne rrjetet sociale erdhi një ditë pasi i arratisuri nga burgu i Faton Hajrizi, i vrarë nga autoritetet në Serbi. Sipas ministres Haxhiu, nuk dihet me siguri nëse Hajrizi është vrarë dhe nëse akti ka ndodhur në Serbi apo në Republikën Sërpska të Bosnje-Hercegovinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos