25 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.
Sulmet filluan në orën 19:45 të 24 marsit, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
Sulmet zgjatën 78 ditë. Pas 2 dekadash e gjysmë, Serbia kërkon përsëri. Ushtria e saj ndahet në vetëm pak metra nga kufiri me Serbinë dhe bota pret të shohë se çfarë ndodh, teksa Rusia ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme në Këshillit e Sigurimit të OKB-së të hënën, pikërisht në këtë përvjetor të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Ne sot do ndajmë një bisedë me një ish-luftëtar, ish-kolonel të UCK-së, z.Hysen Gecaj, që na bashkohet live. (A2 Televizion)