Në 13 vjetorin e rënies së policit Enver Zymberi gjatë kryerjes së detyrës, një pjesë e kabinetit qeveritar të Kosovës, kanë bërë homazhe te lapidari i ngritur në nderim të tij.
Kurora me lule vendosën zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e policisë Gazmend Hoxha.
Kryetari i Kuvendi Glauk Konjufca pas nderimit te vendi i rënies në fshatin Zupq të Zubin Potokut, të Heroit Enver Zymberi, tha se sot ne nderojmë sakrificën e policëve të rënë, të cilët dhanë jetë për të mbrojtur shtetin tonë.
Për t’i nderuar policët dhe kontributin e tyre, Ministria e Punëve të Brendshme organizoi një aktivitet: garën profesionale të zhytjes në urën e parë të Liqenit të Ujmanit.
Me këtë rast ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, tha se do të vazhdojë misioni e heronjve tanë.
Enver Zymberi është vrarë në veri të Kosovës, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës me 26 korrik të vitit 2011, për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 për vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.
Vendi ku ishte vrarë Enver Zymberi është fshati Varage e Poshtme e Zubin Potokut. Enver Zymberi ishte pjesëtar i njësisë speciale ROSU. Në vitin 2012, ishte dekoruar post-mortum nga ish-presidentja Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës". (A2 Televizion)