Arrestuan rusin në 2019, Moska lëshon urdhër-arreste për 3 policë të Kosovës

Nga Erjon Dervishi
3 Mars 2024, 13:59 | Aktualitet

Arrestuan rusin në 2019, Moska lëshon urdhër-arreste për 3

Shteti rus ka lëshuar urdhër-arrest për tre zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kërkesën për urdhër-arrest Moska e ka përcjellë edhe në INTERPOL. Ky veprim i shtetit rus i ka rrënjët te një aksion i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri, gjatë majit të pesë viteve më parë.

Rusia kërkon arrestimin e Arben Jetullahut ish-shef i Njësisë Speciale Intervenuese, Besart Ahmetit Njësisë Speciale Operative dhe një tjetër zyrtari.

Policia e Kosovës në një aksion kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në veri të vendit më 28 maj të vitit 2019 kishte arrestuar 39 persona në mesin e të cilëve edhe një shtetas rus që punonte në misionin e UNMIK-ut.

I njëjti person është arrestuar për pengim të aksionit të zyrtarëve policor duke u dhënë ndihmë personave që kishin bllokuar rrugën për të ndaluar aksionin.

Për shkak të imunitetit të tij diplomatik, shtetasi rus ishte liruar një ditë më vonë. Në këtë aksion për shkak të protestave të qytetarëve të veriut për të penguar arrestimet kishin mbetur dy policë të Kosovës të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos