'Kosova mbetet ende shqetësim', zyrtari i NATO-s: Sulmi në Banjskë, i papranueshëm

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 22:40 | Aktualitet

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, Xhampiero Romano në një intervistë për European Western Balkans (EWB) ka thënë se rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet në vitet 1990, megjithatë ka ende arsye për shqetësim sepse situata në Kosovë është e qetë, por ajo mbetet e brishtë.

Ai ka përmendur rritjen e tensioneve dhe dhunës vitin e kaluar, duke përfshirë sulmet e paprovokuara dhe të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it majin e kaluar, dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e kaluar.

Romano tha se nuk ka pasur përparim të vërtetë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të riangazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos