Autopsia provoi identitetin, banorët në Klinë i japin lamtumirën e fundit Faton Hajrizit

Nga Esmeralda Mali
11 Gusht 2024, 16:11 | Aktualitet

Ju dha sot lamtumira e fundit, 39-vjecarit Faton Hajrizi, i cili u vra pak javë më parë nga policia serbe.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u mblodhën në varrezat e fshatit Klinë e Ulët në Komunën Skenderajt, atje ku u mbajt dhe ceremonia mortore.

Ekzekutimi i tij nga policia serbe u bë fshatin Llozhnicë, një ditë pasi Hajrizi kishte vrarë një polic serb dhe kishte plagosur një tjetër, pasi ishte arratisur nga një burg në Kosovë. Gati dy javë pas vrasjes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë, ku edhe u krye autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Autori i sulmit fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit, pasi në vendin e ngjarjes u gjenden dokumentet e tij. Mirëpo, Artan Hajrizi u paraqit nga Gjermania, duke deklaruar se Faton Hajrizi, vëllai i tij, ka qenë në Gjermani dhe i kishte vjedhur dokumentet. Para se të arratisej nga burgu në Kosovë, Hajrizi kishte kryer 17 vite burgim, i akuzuar për disa ngjarje kriminale mes tyre ajo e vrasjes së një ushtari rus në vitin 2000. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos