Epopeja e UÇK, Osmani: Serbia synoi të shuante luftën çlirimtare, fati ynë qëndron mbi supet e heronjve

Nga Rosalba Bejdo
5 Mars 2024, 20:00 | Aktualitet

Kosova, u ndal këtë të martë, për të kujtuar familjen Jashari dhe të gjithë të rënët për liri, në 25 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare. Një seancë solemne u mbajt në Kuvend, e cila nisi me një minutë heshtje, ndërsa më vonë deputetët I bënë homazh sakrificës së familjes heroike nga Prekazi. Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani tha se epopeja përcaktoi fatin e popullit të Kosovës që siç tha, qëndron mbi supet e heronjve

“Sot shteti i Kosovës qëndron pikërisht mbi supet e heronjve tanë, guximi dhe sakrifica e të cilëve e ka formësuar fatin e republikës sonë. Republikës tonë të shenjtë. Kësaj republike ne do i shërbejmë me devotshmëri, ashtu siç i shërbyen të gjithë ata dëshmorë të rënë. Vepra e Adem Jasharit dhe gjithë familjes Jashari është një testament për fuqinë e shpirtit njerëzor. Një kujtesë se edhe në orët tona më të errëta ne gjejmë forcë si popull për t’u ngritur mbi rrethana të rënda dhe për të luftuar për atë që besojmë.  Gjithashtu kryeministri Albin Kurti, e cilësoi Epopenë e UCK si trashëgiminë më të madhe politike, kulturore dhe kombëtare, ndërsa vlerësoi lart figurën e Adem Jasharit, që siç tha, Kosova I detyrohet për lirinë e saj. Kosova është çliruar prej Serbisë okupatore pikërisht nëpërmjet trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit. Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po ndërtohet dhe po forcohet edhe shteti ynë. Shefi I ekzekutivit, foli më vonë edhe gjatë mbledhjes së qeverisë, ku tha se me sulmin ndaj familjes Jashari, Serbia mendoj të shuante luftën çlirimtare”, u shpreh Osmani

Për kryeministrin Kurti, rezistenca e familjes Jashari shënon kthesën kyçe në historinë tonë.

 “Atëherë kur Serbia goditi familjen Jashari, ajo mendoi se po shuan luftën çlirimtare por në fakt ajo e bëri ushtrinë një popull të tërë. Rezistenca, sakrifica dhe rënia e familjes Jashari shënon kthesën kyçe në historinë tonë më të re të përpjekjeve tona për çlirim.  Kryeministri shtoi më tej se Kosova kujton edhe qindra masakra të kryera mbi popullatën civile mbi fëmijë, pleq, gra e burra, e po ashtu fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore të Serbisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos