Edhe Kina, ashtu si Rusia, po i mban sytë shumë afër Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, gjatë një konference për shtyp, foli për zhvillimet e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës, me një fokus të veçantë tek dinari serb.
Zyrtari i shtetit komunist lëshoi kritika në drejtim të Kosovës duke thënë se “çdo veprim i njëanshëm nuk do të jetë i favorshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe as për paqen dhe stabilitetin rajonal”.
“Ne mbështesim palët përkatëse për të arritur një zgjidhje politike të pranueshme reciprokisht përmes dialogut", u shpreh zëdhënësi.
Zyrtari i Kinës shpreh mbështetjen për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke përsëritur retorikën e tij për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe mbrojtjen e të drejtës për mbijetesë të serbëve në Kosovë. (A2 Televizion)