Komisioni Europian është i keqardhur që Kosova vendosi të kufizojë qarkullimin e dinarit serb në territorin e saj pa, u konsultuar paraprakisht. Është ky reagimi i komisionerit europian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Në një deklaratë në platformën "X", Várhelyi shprehet se Banka Qendrore e Kosovës duhej ta kishte konsultuar vendimin, duke marrë parasysh impaktin që vendimi mund të ketë në përditshmërinë e qytetarëve serbë të Kosovës, dhe komuniteteve të tjera.
“KE është veçanërisht i shqetësuar për impaktin që do të ketë në shkolla dhe spitale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.”
Përballë kësaj situate, KE-ja kërkon nga Kosova që të sigurohet që periudha e tranzicionit të jetë e gjatë mjaftueshme derisa të gjendet një zgjidhje brenda kornizave të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Vendimi që hyri ne fuqi me 1 shkurt nënkupton heqjen nga përdorimi të dinarit të Serbisë, që ende përdoret në zonat e banuara me shumicë serbe posaçërisht në veriun e Kosovës.
Rregullorja ka nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb por edhe shqetësimet e diplomatëve perëndimorë se ajo mund të nxisë tensione të reja.
Qeveria e Kosovës tha të mërkurën se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një periudhe tranzicioni të lehtësuar, por pa dhënë hollësi për afatin kohor.
Olivér Várhelyi në "X"
Commission's vieë on the latest regulation by Central Bank of #Kosovo ëhich ëas set to enter into force on 1 Feb 2024:
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) February 2, 2024
The Commission regrets that this decision ëas adopted ë/out prior consultation given the impact this decision might have on the daily lives of Kosovo Serbs &
1/ (A2 Televizion)